Partia Demokratike ka vendosur të hedhë në gjyq komisionerët dhe numëruesit socialistë në zgjedhjet e 30 qershorit. Padia e PD i referohet zgjedhjeve në Lezhë dhe kallëzimi ka shkuar në prokurorinë e qytetit verior.
Në kallëzim është ngritur pretendimi se komisionerët dhe numëruesit socialistë kanë falsifikuar dokumentat dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Konkretisht për veprat penale të: ‘Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”,”Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”,”Shkelja e fshehtësisë së votimit”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”,”Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.