Partia Demokratike do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 11:00.
Mbledhja vjen një ditë pasi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shkoi në selinë blu për të përcjellë mesazhet nga Uashingtoni, ndërkohë Berisha vijon takimet me bazën sot pasdite në Vlorë.
Menjëherë pas takimit të djeshëm ambasadorja pati një prononcim për median ku ndër të tjera nënvizoi se PD duhet të lërë pas Berishën dhe të ecë përpara për të punuar mbi reformën territoriale dhe luftën kundër korrupsionit.
“Është esenciale dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herës tjetër për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR.
Ka punë për tu bërë sa i takon reformës territoriale e kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon një PD që është e fortë e bashkuar e të bëjë përpara por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka ngelur në të shkuarën.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.