Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” është shprehur se shqiptarët nuk kanë kulturë pune, lidhur me dembelizmin e moshës së punës në Shqipëri.
“Kriza jonë kulturore ka të bëjë me kulturën e punës, kemi shumë probleme me këtë, ka një disbalancë mes reales dhe pritshmërisë. Kanë nisur universitetet një projekt, por ne nuk japim edukim që nga shkolla e mesme e deri tek e lartë. Se kur vjen tregon diplomën, në Shqipëri vijnë e thonë unë kam diplomën e jo që di të bëj diçka, ajo nuk ia vlen fare meqë ra llafi”, u shpreh ai.
Pas argumenteve të të pranishmëve në emision është dalë në përfundim se shqiptarët nuk janë dembelë, por ata përballen me shumë probleme siç është numri i lartë i të vetë punësuarve, mungesa e tregut të punës, kualifikimit, arsimimit, pagat e ulëta apo mosfunksionimi i zyrave të punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.