Pendohet djali që masakroi nënën me thikë.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë së arrest me burg për 31-vjeçarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj, 50 vjeçe, katër ditë më parë në Dukas të Patosit.
Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.
Mësohet se Çobaj ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se ai ka qënë jashtë gjatë orëve të natës dhe kishte konsumuar alkool, ndaj kur ka kryer krimin ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ata kishin debatuar kur ai është kthyer në mëngjes rreth orës 8, pasi mamaja i kish thënë se s’kishte punë që të rrinte natën jashtë e të pinte. Në debat e sipër, zënkë me fjalë, më pas ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar në trup, fyt e qafë.
E plagosura, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi, pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari dhe të pandehurin, vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.