Instituti i Statistikave në Shqipëri të premten ka bërë të ditur shifrat e regjistrimit të popullsisë, i cili përfundoi në vitin 2023. Sipas tyre, Shqipëria ka 2.402.113 banorë.
Krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, në Shqipëri ka 409.864 banorë më pak.
Popullsia ka rënë 16 për qind që nga viti 2011. Në periudhën 2001-2011 popullsia ra me 8 për qind.
“Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2.402.113 banorë, që e përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1.082.529 banesa të zakonshme. Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njëjtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve”, ka thënë Elsa Dhuli, drejtoreshë e Institutit të Statistikave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.