×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Për 2 orë e gjysmë Kosova është në bregdet”, rruga e re në Shqipëri drejt finalizimit, shkurton kohën e udhëtimit

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 8:52

    Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.

    Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.

    “Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave”, tha ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!