×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Për 20 ditë ndodhën 7 vrasje në Shqipëri

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 8:23

    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Sandër Lleshaj publikoi statistika të cilat njoftojnë se në Shqipëri janë bërë 28 vrasje gjatë këtij viti, ndërsa shifrat janë të përafërta me ato të vitit të kaluar.


    Nga 28 vrasjet, 7 prej tyre janë kryer vetëm përgjatë 20 ditëve të fundit. Qyteti me më shumë ngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate.

    Ajo që e bën situatën më alarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze, midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prej pronarëve, raportojnë mediat në Shqipëri. Atentatet vijuan edhe gjatë muajit gusht ku mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku i biri i preu kokën të ëmës.

    Në kulmin e sezonit turistik u shënua dhe atentati në “Volorekë” të Pogradecit ku me 100 plumba, u qëllua drejt një hoteli për të ekzekutuar djalin e pronarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!