×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve, kush është snajperisti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 10:42

    Për 30 vite mes snajperistëve në Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të presidentëve të SHBA, është edhe një snajperist shqiptar.

    Lajmin e ka zbuluar prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka publikuar një foto të tij, me bluzën me flamurin shqiptar mbi Shtëpinë e Bardhë.

    “Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin e tij.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Gjon Junçaj (@gjonjuncajalb)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!