×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Për 4 orë në Korçë gjobiten 11 këmbësorë

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 15:01

    Në zbatim të masave për të parandaluar përhapjen e covid 19, policia në Korçë ka ngritur postblloqe në pika të ndryshme të qytetit për të bërë kontrollin e lëvizjeve.


    Deri në orën 14:00, raportohet se 11 këmbësorë nuk kane respektuar masat kufizuese duke u ndëshkuar me mase administrative.

    Ndërsa burimet bëjnë me dije se ende qarkullojnë mjete te paautorizuara ne qytet. Vetëm ditën e sotme janë bllokuar 4 mjete. Ndërsa dje 10 mjete janë sekuestruar.

    Ndërkohë qe u është marre dokumentacioni edhe drejtuesve te cilët do te marrin edhe mase administrative.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!