Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka shokuar mbarë opinionin publik.
Ngacmimi seksual ndaj të miturës kishte nisur prej vitesh, por vetëm pak ditë më parë u publikua, pasi vajza kishte vendosur të bënte denoncimin në polici.
Në mbrojtje të saj është e gjithë shoqëria shqiptare, e cila dënon ashpër këtë fenomen të rëndë. News 24 përcjell disa foto të vendosura nga qytetarët në rrugët e Tiranës, që përcjellin mesazhe kundër përdhunuesve.
“Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë! Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi”, janë disa prej mesazheve të vendosura nëpër rrugë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.