×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Përditësimi i rasteve të reja me Coronavirus në Shqipëri, nga sot bëhet në ora 16:00

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 9:27

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përditësimi i situatës me Covid-19 në Shqipëri duke filluar nga sot (18 korrik), do të shtyhet për në orën 16:00.


    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky orar i ri vjen nga fluksi në ISHP si dhe zgjerimi i kapaciteteve të testimit me rritjen e numrit të testimeve dhe hapjen e laboratorit të dytë.

    Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

    Pershendetje,

    Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.

    Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju uroj fundjave te mbare!

    Deri më tani në vend janë shënuar 107 viktima dhe janë regjistruar 3,906 raste pozitive.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!