Një banesë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Lushnjes. Sapo janë njoftuar, zjarrfikësit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Ata kanë hasur vështirësi të madhe për shkak të mungesës së rrugëve nëpër lagjet e Lushnjes.
Banesa që u përfshi nga flakët ndodhej pranë ish-Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes, ndërkohë flakët janë izoluar nga zjarrfikësit. Nga flakët është shkrumbuar një pjesë e madhe e banese përdhese. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtyre flakëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.