×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përfshihet nga zjarri magazina e materialeve zgjedhore në Lundër

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 8:30

    Një zjarr ka përfshirë një magazinë shtetërore në Lundër. Policia e Tiranës bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.


    Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë flakët nënkontroll. Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.

    Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, teksa paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!