Përfundon misionin grupi i parë i 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë të cilët shërbyen në spitalet e rajonit të Lombardisë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë për përballimin e situatës me Covid-19.
Ata do të rikthehen tashmë në Shqipëri pranë familjarëve të tyre.
Para nisjes drejt Shqipërisë ata kanë shkrepur dhe një foto ndërsa në duar mbajnë flamurin shqiptar, atë italian dhe flamurin e rajonit të Lombardisë.
Grupi me 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë me 28 mars dhe dy ditë më vonë, me 31 mars ata filluan punës.
Në rajonin e Lombardisë aktualisht numri i pacientëve në terapi intesive është 634 dhe 7120 janë të shtruar në struktura spitalore.
Në 24 orët e fundit, në Lombardi u regjistruan 106 viktima dhe 786 raste pozitive me COVID-19.
Aktualisht në Itali ndodhet grupi i dytë i ekipit mjekësor shqiptar, me 60 mjekë dhe infermierë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.