Mbyllet procesi i numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë.
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.
Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërshtarin e tij politik. Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec.
Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.