×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përgjaket Shqipëria, katër të vrarë nga mbrëmë

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 10:40

    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

    Sipas informacioneve paraprake të “EuronewsAlbania”, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class” në autostradën Fier-Vlorë.

    Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.

    Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

    Ndërkaq, një automjet është gjetur i djegur në afërsi të autostradës Fier-Vlorë, zonë ku ndodhi atentati.

    “Euronews Albania” raporton se automjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit.

    Atentati i ndodhur në Vlorë vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

    Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!