Në Shqipëri vijon të rritet me ritme të shpejta numri i të prekurve me koronavirus, ku 64 raste të reja u konfirmuar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, mësohet se në Infektiv po trajtohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në intubim. Ndërkohë në intubim ndodhet edhe një mjek .
Mjeku i intubuar është nga reparti i Hematologjisë, i cili është edhe reparti më i prekur nga virusi i rëndë. Bëhet fjalë për A. P., gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar ditët e fundit.
Ndërkohë, burime për “Opinion.al” bëjnë të ditur se mjeku prej korrikut të vitit 2019 nuk punonte në QSUT, por në një klinikë private.
Ndërkaq, mjeku thuhet se nuk ka asnjë sëmundje shoqëruese, por ndodhet në gjendje të rënduar prej Covid. Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.