×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përkrahësit e Sali Berishës nisen drejt Tiranës

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 10:50

    Mbështetësit e Berishës janë nisur gjatë orëve të mëngjesit drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet para selisë blu në orën 12:00.

    Demokratët e Fierit të prirë nga Luan Baçi.

    “Jemi këtu sot. Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Janë një mase e madhe e degës Fier dhe degëve të tjera. Ka pjesëmarrje shumë të madhe.Do i ftoja anëtarët e PD, dega Fier, Roksovec, Lushnje, Divjake të ecin drejt Tiranës pa u frikësuar nga fjalët për dhunë apo veprime që dëmtojmë qytetarët. Protesta është masive, festive ku do të jemi për të zbatuar vendimin e 11 Dhjetorit për shkarkimin e Bashës”, u shpreh Baçi.

    Drejt Tiranës janë nisur edhe demokratë nga Pogradeci, Devolli, Maliqi apo edhe Elbasani./abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!