Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë pallatit të sportit në një bar kafene, në Elbasan, ku paraprakisht dyshohet se ngjarja nisi për çështje borxhesh.
Nga informacionet paraprake Top Channel mëson se janë tre të plagosur: Fevzi Ago (pronari i barit) Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.
Tre shtetasit janë plagosur me pistoletë. Astrit Cërriku, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Ai mendohet se ka marrë 6 plumba në këmbë dhe ka 11 plagë. Ndërsa për dy shtetasit e tjerë njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri në syrin e majtë, pasi i kanë goditur me tytën e pistoletës.
Të plagosurit mendohet se kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë dhe ka gjuajtur mbi të plagosurit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.