Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan ka deklaruar se do të niset për të marrë pjesë në luftën në Izrael.
I pyetur se çfarë do të ndodhte me fëmijët e tij, 3 prej të cilëve ishin të pranishëm në studio duke pritur të atin, moment ky kur kryerabini u përlot.
“Është gjë e mirë që e sollët në vëmendje. Këtu janë 3 nga 11 fëmijët e mi. Ne na pëlqen jeta, të kemi familje të mëdha, të ndajmë dashuri, të shpërndajmë dritë. Secili prej fëmijëve të mi do të rritet që të bëhet si unë. Një qenie njerëzore që do të shpërndajë dashuri, që do të shpërndajë dritë”.
“Kam 7 djem dhe 4 vajza dhe midis tyre kam një prej djemve me nevoja të veçanta. E di që është e vështirë të shkosh dhe unë e di se çfarë mund të ndodhë, por megjithatë e dini çfarë? Unë e di që kam 11 fëmijë që të cilët synojnë të njëjtën jetë që jam duke bërë unë prandaj jam i fortë. Njësoj si unë janë të gjithë njerëzit e Izraelit”, u shpreh Kaplan në euronewsal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.