Është pezulluar mësimi në tre shkolla në Tiranë për shkak të reshjeve të mbrëmshme.
Janë përmbytur katet e para të shkollës 9–vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9–vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm.
Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila thotë se si pasojëe situatës, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
“Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruan ministrja në postimin e saj në FB, bashkangjitur fotos më lart.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.