Shirat që kanë “pushtuar” vendin ditët e fundit kanë bërë që shumë banesa kryesisht në Fier dhe Vlorë të përmbyten. Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë larguar nga shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun. Ndërkohë, një qytetar në Fier është detyruar të “ndahet” nga gruaja e tij për shkak të motit.
Ai ka treguar se bashkëshorten e ka lënë tek banesa e një komshiu i cili jeton në katin e dytë, ndërsa ai vazhdon jetën në shtëpinë e tij që rrezikon të përmbytet.
Ndër të tjera, ai thotë se qëndron aty për shkak se ka frikë mos ndoshta grabitësit përfitojnë nga momenti dhe i vjedhin banesën.
‘Ku do vete, si do e lë banesën vetëm unë, ka gjithë ato gjëra brenda. Gruan e çova te një komshi që është në kat të dytë, vetë po rri këtej. Do vete të ndërrohem te një çun xhaxhai atje se s’kam ku të futem në shtëpi që të marr një palë pantallona.”- tha banori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.