×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbytjet: Situata më problematike në Sanxhak të Kurbinit

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 15:48

    Prefekti i qarkut të Lezhës Gjok Jaku ka bërë të ditur se njësia e Kurbinit është më problematikja nga reshjet e shiut.


    Jaku thotë se janë rreth 60 banesa të rrethuara nga uji, por fatmirësisht nuk ka hyrë uji në ndonjë banesë, raporton oranews.

    “Për fat të mirë nuk kemi dëmtime as në banesa dhe as rrezik për njerëzit. Brenda ditës bëjmë rregullimin e argjinaturës. Pjesa më e prekur është fshati Sanxhak i Kurbinit, ku janë 60 banesa të rrethuara nga uji. Një vatër është në Tale të Lezhës ku 5-6 banesa janë të rrethuara nga uji” u shpreh Gjok Jaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!