×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përndiqte dhe shantazhonte 20-vjeçaren, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 14:48

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi kanë thyer masën e sigurisë. Sipas uniformave blu dy personat kanë qenë në masë sigurie “Arrest shtëpie” dhe janë larguar nga banesa.


    “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

    -A. P., 25 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, është larguar nga vëndi i qëndrimit, dhe është konstatuar jashtë banese;

    -U. Ç., 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë personale “Arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata, dhe është konstatuar jashtë banese,” thuhet në njoftimin e policisë.

    Gjithashtu, blutë e Tiranës kanë arrestuar një 57-vjeçar, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.

    “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçarem,” njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!