×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përndoqi për 1 muaj të miturën, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 16:22

    Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pukës, pasi përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare.

    Ai u arrestua menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares dhe sipas policisë, 47-vjeçari ishte me precedent për të njëjtin krim.

    “Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!