Përparim Ademi, 50-vjeçari i cili ka vrarë dy motrat më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit ka tentuar vetëvrasjen në burg.
Mësohet se Ademi në momentin që ka tentuar të kryejë vetëvrasjen është dërguar menjëherë në spitalin e burgut.
Tashmë ai është shoqëruar për në ambientet e qelisë, aty ku vuan dënimin për krimin e dyfishtë.
Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.
Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik.
Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë.
Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.