Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjetit.
Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e Gjocaj, ku mjeti tip Toyota Yaris është përplasur me mjetin Ford, ku kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ky kryqëzim ka marrë shumë jetë njerëzish. Vetëm pak ditë më parë, një 50-vjeçare humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën rëndë.
Pavarësisht këtyre rasteve nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë për të shmangur aksidente të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.