×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasi për hakmarrje 57 vjeçarin, shkak i ngjarjes konflikti i 14 viteve më parë

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 11:35

    Një 57 vjeçar është vrarë një ditë më parë në shenjë hakmarrje, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në një fshat të Durrësit.


    Burime për Abc News bëjnë me dije se 14 vite më parë në fashtin Romanat të Durrësit, Qamil Estrefi, babai i viktimës së të shtunës Shaqir Estrefi, ka vrarë babain e autorit Zydi Istrefin.

    Sipas informacioneve mësohet se Qamili u arrestua dhe u dënua, ndërkohë disa vite më parë ka humbur jetën.

    Burimet konfirmojnë ndër të tjera se shkak për vrasjen në 2006 të jetë bërë problemet e pronësisë që kanë pasur dy familjet.

    Ndërkohë një ditë më parë 41 vjeçari, Myslim Istrefi ka përplasur për vdekje me makinë qëllimisht për arsye hakmarrje 57 vjeçarin.

    Njoftimi i policisë:

    Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat.

    Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.

    Vihet në pranga 41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

    M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.

    Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

    Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit).

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.e.su./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!