Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, të riun që drejtonte automjetin që shkaktoi shtatorin e kaluar aksidentin në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan dhe për pasojë dy vajza ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.
Në një status prekës në rrjetet sociale, nëna e njërës prej tyre shkruan se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite. Më tej ajo thotë sa ngjarje të rënda duhet të ndodhin që i papërgjegjshmi të marrë atë që meriton.
“Me 13 shtator ne ditëlindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… ne një dite kur si çdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si çdo nane don me e pa bijën e vet, por ne arkivolin e ftoftë…
E dje ty e shoqen tande Xheni te vranë për se dyti… ia lame ne dore drejtësisë e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite dënim per autorin…
Si mundet me ndodh e si nuk përmbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papërgjegjshmi me marre dënimin e meritum e mos me e pesu edhe shumë familje te tjera dhimbjen tone!!!!!”, shkruan ajo.
Drejtuesi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë dhe gjatë testit të alkoolit ka rezultuar i dehur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.