×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Dëshmitari për aksidentin ku vdiq 6-vjeçari: Krisma ishte aq e fortë sa mendova se u përplasën 2 vetura

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 11:39

    Një nga dëshmitarët e aksidentit, ka rrëfyer detaje nga ai aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 6-vjeçar.


    Ai ka deklaruar se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kishte menduar se ishin përplasur 2 makina.

    “Furgoni me çfarë dëgjova vetë ishte pa shpejtësi, nuk e di pse i ka ik fëmija, nuk arrij ta kuptoj, se isha brenda në dyqan kur dëgjova krismën, ishte shumë e fortë mendova se u përplas makinë me makinë”, tha dëshmitari për Report TV.

    Shtjefen Prenga është shoferi i furgonit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin një ditë më parë në Shëngjin, të cilit sot i janë vënë prangat.

    Report Tv mëson se Prenga 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë është arrestuar pasi akuzohet si autor i aksidentit me pasoja tragjike, ku i mori jetën 6-vjeçarit që për një moment iu shkëput nga dora prindërve, e për pasojë humbi dhe jetën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!