Dy shqiptarë kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjeve me armë zjarri mes dy bandave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Agios Sostois në Athinë, pranë një kafeneje.
Viktima kanë mbetur babë e bir, ndërsa të plagosur janë një punonjës i lokalit dhe një tjetër person.
Disa të rinj kanë hapur zjarr ndaj një 25-vjeçari shqiptar duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa plumbat prekën edhe të atin e tij, i cili tentoi të fshihej pas karrigeve të lokalit, por që mbeti edhe ai i vdekur.
Viktimat ishin babë e bir, ndërsa të plagosur nga plumbat mbeti një punonjës i lokalit dhe një tjetër person.
Policia dyshon se përplasjet me armë janë bërë mes bandash për larje hesapesh për pazaret e drogës mes tyre, ndërkohë që hetimet vijojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=yg83X2dF5Hw&feature=emb_title
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.