Ka nisur me tensione protesta e sotme e banorëve të “Astirit” në Tiranë, pas paralajmërimeve se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot aksionin për shembjen e banesave.
Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek sheshi “Shqiponja”, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar .Po ashtu ka pasur edhe shoqërime të banorëve në polici. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre.
Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë./Ora News/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.