Dy vëllezër ishin pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në tvklan.
Ata janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin prej kohësh bashkë.
Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë.
Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.
Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka.
Në një moment në studio situata tejkaloi normalitetin.
Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin dhe gjithashtu patën edhe fjalor aspak të hijshëm.
Mes tyre u desh të ndërhynte stafi i emisionit për ti ndarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.