×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dyshohet se keqpërdori detyrën, prangoset 35-vjeçari

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 23:42

    Komisariati i policisë së Elbasanit ka prangosur një ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në qytet, Edlir Sejdini.


    Dyshohet se ai ka shpërdoruar detyrën nëpërmjet falsifikimit të listë prezencës së punonjësve duke përvetësuar një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.

    “Arrestimi i tij u be pas hetimeve disa mujore te seksionit te krimit ekonomik pranë drejtorisë se policisë Elbasan pas një hetimi disa mujore në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësore Elbasan.” – bën me dije policia.

    Sipas burimeve 35 vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shuma me listë prezencat e punonjësve e falsifikuara.

    Ndaj tij rendon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën

    Ndërkohë, vazhdon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtoreve të tjerë pasi dyshohet që ky punonjës të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!