Konferenca e kryetarëve ka vendosur të zhvillojë 5 orë debat për shkarkimin e presidentit Meta gjatë seancës së radhës parlamentare.
Sipas vendimit të marrë, dekreti i presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës dhe koha do të ndahet në mënyrë proporcionale.
PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi, sipas tij, synon të pengojë qytetarët shqiptarë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.
Balla tha dje se vendimi i presidentit Meta nuk mbështetet në Kushtetutë dhe është nul sa i takon aspektit juridik. Ai shpjegoi se pas debatit në Kuvend të enjten, pritet të ngrihet dhe një komision parlamentarë për të vlerësuar këtë vendim të presidentit dhe më pas do zhvillohet dhe seanca për shkarkimin e tij
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.