Një persona ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ngiste një motomjet dhe më pas është aksidentuar.
Sipas policisë, shtetasi shqiptar Sh.S., 71 vjeç, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër–Koplik, me një motomjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga burri nuk ka pësuar dëmtime.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.