×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës nga moti i keq

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 9:45

    Lundrimi për anijet e vogla në Portin e Vlorës dhe ato të peshkimit është pezulluar për të paktën 24 orët e ardhshme për shkak të motit të keq.


    Anijet e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare nuk janë pezulluar, ato do të lejohen të dalin në det pavarësisht kushteve të motit.

    Sipas parashikimit të motit, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike që do të lejojë daljen në det për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pasditen e nesërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!