Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep.
Teka ka qenë në plazhin ‘Shën Vasil’, ai është pickuar në krahë dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitali të Vlorës, njofton Report TV.
23-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ka qenë mjeti i policisë kufitare që ka transportuar të riun drejt spitalit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.