Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, u shpreh se situata e pandemisë në Shqipëri është vërtetë shqetësuese.
Ai u shpreh se kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara, teksa theksoi se po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3, dhe në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4.
“Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhët gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen. Në vijëmësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor dhe nuk duhen ezauruar kapicitetet.”, u shpreh Pipero në një intervistë në edicionin e lajmeve në televizionin Klan.
Teksa apeloi për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës, Pipero u shpreh se detyra imediate e qytetarëve është të ndalojnë përhapjen e infeksionit./Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.