Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i përgjigjet akuzave të familjarëve të pacientëve me Covid-19 që janë shtruar në spital, por edhe politikës, të cilët shprehen se nuk kanë dijeni për shëndetin e të afërmve të tyre.
Pipero, i cili u fotografua teksa kishte dalë për një moment nga spitali i Infektivit, për të informuar qytetarët e shumtë që interesoheshin për shëndetin e të afërmve të tyre, tha se puna për komunikimin me ta ka mundësi të organizohet edhe më mirë, duke shmangur radhët e gjata, por shtoi se transparenca në spital nuk mungon.
Një mënyrë sipas tij, është dhënia e informacionit te të afërmit për pacientët e shtruar përmes telefonit.
“Familjari ka komunikim të vazhdueshëm. Nuk mungon transparenca, por duhet të organizojmë më mirë komunikimin me familjarët, për të shmangur radhët e gjata. Nuk është e nevojshme të vijnë aty mund ta marrin informacionin me telefon, pra nuk është e nevojshme të dalë Pipero apo një tjetër dhe të japë informacion. Nuk ishte e natyrshme që unë të dilja aty, por atë informacion që kishim ua dhamë familjarëve,” u shpreh Pipero në një intervistë për Abc Neës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.