×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet vlonjati

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 9:27

    38- vjeçari me inicialet R.A nga Vlora është arrestuar ditën e sotme nga Policia.

    Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte dhënë në datën 1 tetor të 2016, masën e arrest me burg për 38 vjeçarin për ”“Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

    Tashmë materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë dhe pritet që për R.A të vijojnë procedurat gjyqësore të mbetura pezull nga vitit 2016 pasi masa e arrestit me burg u dha në mungesë, duke bërë që 38 vjeçari prej tre vitesh t’i shmanget burgut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!