×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: Plagosen me armë zjarri burrë e grua në Kamëz

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 23:17

    Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në qytetin e Kamzës. Burimet bëjnë me dije se një person ka plagosur një çift, burrë e grua, Preng Paluca dhe Antoneta Paluca.


    Personi që ka kryer këtë krim ende nuk është identifikuar. Ndërkohë mësohet se burri i plagosur është në sallën e operacionit, ndërsa gruaja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!