×
  • Lajme
  • Shqipëria / Policia jep detajet

    Plagoset me armë 15-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 23:16

    Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, Tiranë.

    Policia bën me dije se i mituri është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes.

    I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

    15-vjeçari nuk ka treguar në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

    I ati ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe e ka gjetur të birin të plagosur.

    Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!