Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
I arresturi është shtetasi M.K, 43 vjeç, banues në Fier.
Policia njofton se “në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.