Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.
Në lagjen ‘Serreq’, rreth orës 03:00, shtetasi V. Koçeku është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por ende nuk është arrestuar autori. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.