Tensionohet situata para KZAZ ne Burrel, ku ka pasur përleshje dhe dhune mes qytetarëve dhe policisë, por ne fund, protestuesit kane nxjerre jashtë ambienteve materialet zgjedhore dhe u kanë vënë flakën.
Gjate paradites situata është tensionuar së tepërmi ne KZAZ 16, ku para saj ka pasur protestues te shumte.
Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar. Mbështetës të PD tentuan të futen në KZAZ numër 16, ndërkohe qe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Nuk kane munguar përplasjet fizike si dhe përdorimi i shkopinjve dhe sendeve të forta.
Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë.
PD njofton se “Pavarësisht dhunës se policisë e cila ne shkelje te plote te ligjit ndërhyn me dhune ne KZAZ Burrel, zyrtaret e bashkisë kane ndërhyre dhe kane nxjerre jashte materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit”.
Ne videon me sipër mund te shihni edhe momentin kur i vihet flaka materialeve zgjedhore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.