×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plazh në mes të plehrave në Golem, pushuesit: Turp për shtetin

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 16:07

    Prej ditësh rrugët e Golemit janë plot e përplot me mbeturina. Pushuesit duken të penduar që kanë zgjedhur këtë sezon të pushojnë në këtë fshat të Kavajës. Ata e koniderojnë katastrofë dhe turp.


    “Kemi ardhur të bëjmë pushime po vijmë këtu dhe zhgënjehemi. Turp e faqe zezë,” shprehet pushuesi.

    “Katastrofë, kam ardhur nga Finlanda shteti duhet të funksionojë,” thotë një tjetër.

    Kanë frikë dhe për shëndetin e tyre. “Sa herë kalon një tmerr i vërtet. Jo vetëm era po dhe mikrobet”.

    Nga ana tjetër Bashkia e Kavajës hesht në lidhje me situatën nëpër rrugët e zonave bregdetare, pasi jo vetëm në Golem por dhe në zona të tjera nga Përroi i Agait deri në Qerret koshat nuk janë pastruar prej disa ditësh. Madje herë pas here ju është vënë dhe zjarri. /abcnews.al/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!