Plazhet e Durrësit këtë fillim korrik janë populluar me shqiptarë të Kosovës.
Bashkë me banorët e Maqedonisë, ata janë pushuesit më të shumtë që e kanë Shqipërinë destinacion të parë.
Pushuesit nga Kosova duket se kanë gjetur më tepër hapësirë në brigjet shqiptare.
Sipas operatorëve turistikë shumë të huaj kanë anuluar rezervimet, por për kosovarët situata politike këtu nuk është problem.
“Ajo është çështje politike e juaja, ne jena të sigurt këtu”, thotë një nga pushuesit.
Në bregdetin e Durrësit është i lartë numri i atyre që vijnë vendet fqinje. Duken të kënaqur me kushtet dhe Shqipëria është destinacioni i parë për pushime.
“Sot është dita e parë që kemi ardhur këtu, ta shohim, jemi të kënaqur”.
“Shumë bukur, qetë mirë” .
Sikurse viteve të mëparshme të parët që popullojnë plazhet janë banorët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Vendasit duket se i kanë shtyrë pushimet.
Por dhe pse kemi hyrë në muajin korrik, në bregdet ka mungesa, sa i përket sigurisë apo pastrimit të territorit. Kjo jo vetëm në Durrës por edhe në plazhet e tjera, në jug dhe në veri të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.