×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plazhet në Fier e Sarandë, shqetësim mushkonjat dhe mungesa e rojeve detare

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 16:41

    Mushkonjat janë shqetësimi kryesor i pushuesve në plazhet e Fierit.


    Mungesa e dezisektimit para sezonit ka bërë që këto insekte të shtohen ndjeshëm në këto zona bregdetare! Ndërkohë në të gjithë vijën bregdetare, nga veriu në jug, pushuesit ankohen për sigurinë në plazhe!

    Pickimet nga mushkonjat janë kthyer në shqetësimin kryesor për pushuesit në plazhin e Semanit në Fier.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, dezinsektimi nuk është bërë në nisje të sezonit.

    “Dezinsektimi nuk është bërë, ka shumë mushkonja”

    “Shteti nuk ka marrë masa”

    I ndodhur vetëm 18 km nga qyteti, Plazhi i Semanit mbetet një destinacion për pushime për fierakët.

    Por kullat e vëzhgimit bosh i trembin.

    Mungesa e vrojtuesve të licensuar, bën që më të rriturit të kthehen në roje për anëtarët e familjes.

    “Prindërit rrinë ruajnë fëmijët”

    “Gjithëkush të ruajë veten e vet”

    Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe më në jug.

    “I ka organizuar bashkia por jo fort mirë”

    Në Sarandë, një pjesë e plazheve private vijojnë të shkelin rregullat duke i mbajtur kullat e vrojtimit bosh.

    Andi Ahmeti / trajinues Bayëatch: Ka nga ata që marrin roje detare, por roja detare bën shërbime të tjera.

    Sezoni veror është tashmë në mes por siguria në plazh mbetet shqetësim thuajse në të gjithë bregdetin, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve për ndërmarrjen e masave të duhura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!