Disa pushues në plazhin e Velipojës kanë zgjedhur që këto ditë të nxehta vere t’i kalojnë duke u rrezitur nudo.
Në disa foto të publikuara nga JOQ Albania, shihen disa pushues në zonën e Rriollit, të cilët ishin nudo edhe pse plazhi ishte plot me fëmijë dhe familjarë.
Kjo nuk është hera e parë që pushuesit zhvishen në plazhet shqiptare dhe ankesat për këtë fenomen në plazhe publike kanë qenë të vazhdueshme.
Asnjë masë nuk ka pasur as nga policia dhe as nga autoritetet lokale për këta pushues që zgjedhin të bëjnë plazh nudo në vende publike, ku prania e fëmijëve dhe familjarëve është e madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.